Italia në qorrosokak, ende nuk po krijohet qeveria e re

Ashpërsohen tonet politike në Itali, ndërkohë që vendi ende nuk po mundet të gjejë një rrugë drite për krijimin e një qeveri të re.Duke folur në një intervistë revistën TIME, Beppe Grillo kreu i lëvizjes 5 Yjet ka deklaruar se nëse lëvizja do të dështojë atëherë Italia do shkojë drejt dhunës."Kam kanalizuar të gjithë inatin në këtë lëvizje. Duhet të na falenderojnë një për një, nëse ne dështojmë Italia do të drejtohet nga dhuna në rrugë" derklaroi Grillo.Më pas ai ka bërë një analizë të së majtës dhe së djathëts italiane, të cilat i ka quajtur ato, e njëjta gjë."Partitë tregojnë se njëra kundër tjetrës, por pas kuintave ato janë e njëjta gjë. E majta dhe e djathta në Itali kanë bërë gjithmonë sikur kanë luftuar me njëra tjetrën. Tani duhet të nxjerrin nën dritën e diellit të gjitha marrëveshjet që kanë bërë nën hije për 20 vite. E nëse e bëjnë do të jenë politikisht të vdekur" ka deklaruar Beppe Grillo.E ndërdsa lideri i qendrës së majtë ka kërkuar nga Grillo përgjigje serioze në lidhje me ofertën për qeverisje dhe për një koalicion të përbashkët për nxjerren e vendit nga ngërçi politik. "Dua përgjigje serioze dhe jo të maskuara" ka deklaruar Bersani.Situata ende e pazgjidhur e qeverisjes italiane shkaktoi edhe shqetësime në tregjet ndërkombëtare. Por Kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka minimizuar ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se pasiguria nuk është përhapur në vendet apo tregjet e tjera.Presidenti i Bankës, Mario Draghi, u tha gazetarëve në Gjermani se tregjet janë rikthyer tashmë tek qëndrimi i tyre i mëparshëm, që ai cilësoi si "entuziazmi i menjëhershëm pas zgjedhjeve".