Dhëndri i Osama Bin Laden: Jam i pafajshëm..
Personi i konsideruar si zëdhënësi i Osama bin Laden, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave se ndihmoi në përgatitjen e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork.47 vjeçari Sulaiman Abu Ghaith, iu dorëzua zyrtarëve amerikanë në Jordani javën e kaluar, pasi ishte dëbuar nga Turqia, kanë deklaruar autoritetet.Ghaith është një predikues nga Kuvajti por gjithashtu dhe dhëndri i Bin Laden. E ndërsa administrata e Obamës vendosi për ta gjykuar atë në një gjykatë civile, gjë kjo e cila është kritikuar nga republikanët.Ata thonë se Ghaith duhet të dërgohet në qendrën e burgimit të Guantanamos në Kubë për t'u përballur me një gjyq ushtarak.Ditën e premte, Ghaith u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për komplot me qëllim vrasjen e shtetasve amerikanë, në proçesin e zhvilluar në një gjykatë të Manhatanit, rreth një milje larg vendit ku dikur ngriheshin kullat binjake të Ëorld Trade Center.Prokurori John Cronan i tha trupit gjykues se i pandehuri kishte dhënë një deklaratë të gjatë pas arrestimit, e cila përmbahet në 22 faqe. Gjyqi ndaj tij do të rifillojë më 8 Prill dhe pritet të zgjasë tre javë."Ghaith kishte një pozicion kyç në radhët e Al Kaedës, i krahasueshëm më një këshilltar në një familje mafioze, ose me një ministër propagande në një regjim totalitar. Ai përdori postin e tij për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe për të nxitur armiqtë e tyre", deklaroi ndihmës-drejtori i FBI, George Venizelos.