Spanjë, mbreti Juan Carlos del nga spitali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2013, 09:58
Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka dalë nga spitali pasi është operuar nga hernia javën e kaluar.Kjo ka qenë ndërhyrja e shtatë kirurgjikale për mbretin 75-vjeçar në më pak se tre vjet. Tani monarku do i nënshtrohet rehabilitimit.I veshur me një këmishë blu, mbreti ka lënë klinikën ‘La Milagrosa’ të Madridit në një makinë dhe ka përshëndetur njerëzit e pranishëm në dalje të spitalit.“Falë Zotit jam mirë, nuk kam dhembje në shpinë”, është shprehur Juan Carlos.