Nelson Mandela shtrohet në spital

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ndodhet në spital për “kontrolle të planifikuara mjekësore”.Zyra Presidenciale ka bërë të ditur se Mandela, 94 vjeç, është shtruar në një spital të Pretorias të shtunën.“Mjekët po i kryejnë analizat dhe nuk ka arsye për alarm”, thuhet në deklaratë.Mandela ka qenë për afro tre javë në spital, dhjetorin e kaluar, ku u trajtua për një infeksion në mushkëri.Aktivisti kundër aperteidit është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994.Ai nderohet në të gjithë botën për predikimin e pajtimit midis shumicës zezake në Afrikën e Jugut dhe pakicës së bardhë, e cila dikur sundonte vendin.Mandela po ashtu ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.