Kina dhe Rusia "forcojnë" kontrollin në internet
Një zyrtar i lartë amerikan tha se Kina dhe Rusia po blejnëteknologji të fuqishme të survejimit në një përpjekje të“kontrollimit” të komunikimeve në internet.Këshilltari i lartë i sekretarit amerikan të Shtetit, Alec Ross tha se“shumë vende të Lindjes së Mesme, Rusia, Kina dhe të tjerët” janë duke marrë një “qëndrim gjithnjë e më agresiv në përpjekje për të kontrolluar internetin.”Ai tha se Kina, Rusia dhe shtetet e tjera kanë shpenzuar miliardadollarë për të blerë teknologji të survejimit.Në këto vende, sipas tij, ka pasur fare pak kufizime ligjore për të parandaluar autoritetet nga përdorimi i teknologjisë për të monitoruar popullatat e tyre.Ai tha se blerjet e bëra nga regjimet janë përshpejtuar pasprotestave popullore në Iran pas zgjedhjeve të diskutueshmepresidenciale të vitit 2009.