Falklands, referendumi për pavarësinë
Popullsia e Ishujve Falkland voton sot për në një referendum për të vendosur nëse do të vijojë të mbetet apo jo pjesë e territoreve britanike. Argjentina vazhdimisht ka përsëritur pretendimet e saj për ishujt, 30 vjet pasi ajo u zbraps nga Task Force britanike në një konflikt 74-ditor.Në këtë mënyrë ishulli vendosi të mbajë këtë referendum për ti dhënë përgjigje presionit mbi sovranitetin nga argjentina. Komuniteti vogël, sipas sondazheve pritet të mbështesë në mënyrë masive, qëndrimin si pjesë e territoreve britanike, por kjo nuk pritet të zgjidhje mosmarrëveshjet 30 vjeçare mes dy vendeve.Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner ka thënë se dëshirat e banorëve nuk janë të rëndësishme kur bëhet fjalë ëpr çështjet territoriale. Ndërkohë argjentinasit, që jetojnë në ishuj, të cilat i quajnë Las Malvinas, deklarojnë se rikthimi i tyre është i sanksionuar në kushtetutë. Ishullorët e Falklandeve me të drejtë vote janë 1,672 nga 2,900 banorë që ka në total.Vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbikqyrë votimin.Në histori. Ishujt kanë qënë gjithn jë një mollë sherri mes dy vendeve Anglezët pretendojnë që John Davis e ka zbuluar këto ishuj në vitin 1592, ndërsa Argjentinasit pretendojnë që ishujt e kanë zbuluar Spanjollët Esteban Gomez, dhe Duarte Barbosa.Më 15 Maj 1982 Anglezët sulmuan një aeroport në Falkland, dhe në 29 Maj e pushtuan Ghose Freen'in në Falklandin Lindor.Në fund ushtria Argjentinase u dorëzua. Si fajtor kryesor i luftës mes këtyre dy shteteve u akuzua Kryetari i Argjentinës Galtieri dhe për një kohë të shkurtër u arrestua, ndërsa në Angli Qeveria e Thatcherit fitoi prestigj para zgjedhjeve.