Sulm ajror në Gaza, dy të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 09:51
Dy janë personat e vdekur në një sulm ajror të udhëhequr nga izraelitët në veri të Rripit të Gazës.Sulmet janë kryer të ndarë në fare pak orë distancë nga njëri-tjetri, ndërsa në total përvec dy të vdekurve kanë shkaktuar edhe shtatë të plagosur palestinezë, sipas burimeve të para.Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësië në qeverinë e Hamasit.Në sulmin e parë një palestinez është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, njëri në gjendje mjaft të rëndë. Në sulmin e dytë u regjistrua një tjetër viktimë dhe tre të plagosur.