Obama-Romney, vetëm 2 javë para zgjedhjeve

Ndërsa na ndajnë edhe dy javë nga dita e madhe e zgjedhjeve në SHBA, Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney janë duke bërë një thirrje të fundit për votuesit, të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen se për cilin kandidat do të votojnë.Sondazhet tregojnë se gara midis tyre është e barabartë, prandaj edhe votat e të pavendosurve bëhen të rëndësishme.Nga Florida, presidenti Obama kritikoi Romney se ka ndryshuar mendjen e tij për çështje të mëdha, duke përfshirë operacionin për të vrarë Osama bin Ladenin. Ai e quajti debatin e të hënës si një natë që u karakterizua nga "Romnezia"Ndërkohë republikani Romney ishte në Las Vegas të ku theksoi se presidenti Obama është fundosur, ndërsa fushata e tij ka ka marrë vrull dhe vazhdon përpara me të gjithë fuqinë.Të dyja kampet pretendojnë se kandidati i tyre doli fitues në debatin e së hënës, i cili u përqëndrua në politikën e jashtme. Por disa sondazhe kryesore thonë se presidenti Obama doli fitues në këtë debat.