Miley Cyrus i jep fund lidhjes

Këngëtarja  Miley Cyrus i  ka dhënë fund lidhjes 5-mujore me Patrick Schwarzenegger dhe shkak për këtë duket se është bërë ish-i i saj, Liam Hemsworth.Sipas tabloidëve në SHBA mendohet se do të ketë një rikthim të mundshëm mes aktorit dhe këngëtares 22 vjeçare."Liam është vetëm dhe gjithmonë ka qënë i dashuruar me Miley. Ai ka nisur t'i shkruajë asaj që javën e kaluar” - ka thënë një burim i afërt i aktorit për "New York Daily News".Liam mendohet se është frymëzimi për hitin "Wrecking Ball" të Miley dhe duket se gjërat nuk kanë përfunduar për ish-çiftin e famshëm, të cilët nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin në 2009 .vfdg