Shangai, puna e mjeshtërve të artit modern del në ankand

Mund të quhet pa frikë ankandi i të mëdhenjve të historisë së pikturës. Pablo Picasso, Marc Chagall, Andy Warhol dhe Salvador Dali do të jenë në ankandin e shtëpisë Kristi që mbahet në Shangagi sonte në mbrëmbje, sigurisht me punët e tyre.Sipas organizatorëve, mbi 80 punime të artistëve perëndimore dhe orientalë do të ofrohen për shitje në ankand.Në ekspozitën paraprake , hapur me qëllimin që publiku të njihet me veprat që do të jenë në shitje, ishte piktura e pikasos “Tête d'homme”, e cila pritet të shitet afërsisht 300 mijë dollarë.“Dance of time I”, skulpturë e Sarvator Dali ishte gjithashtu në ekzpozitën paraprake, e cila pritet të shitet gjithashtu afqërsisht 300 mijë dollarë.Cai Jinqing, president i Christie në Kinë, tha së ky ankand do të shfaqë edhe artistë modernë kinezë."Gjithashtu, në natën speciale të ankandit do të ketë edhe art bashkëkohor të shekullit të 20-te. Është një platformë e cila do të bashkojë artin e lindjes dhe perëndimit, ku do të jetë Picasso, Chagall, Andy Warhol, Dali etj.Gjithashtu ne do të prezantojmë edhe disa punë të artistve të rinj kinezë, ku do të përfshijmë edhe shumë artistë të gjeneratës pas viteve ‘80”.Në ankand të shtunën në mbrëmje do të ketë edhe punë të artistëve modernë si Hao Liang dhe Jia Aili.