Shembet skena gjatë një muzikali gjimnazistësh në SHBA

Ka përfunduar me dhjetra të plagosur një shfaqje muzikale në një shkollë të mesme në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sipas zyrtarëve vendas, një prej studentëve të shkollës së mesme ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa të tjerët janë dërguar menjëherë në spitalin e zonës për të marrë ndihmën e nevojshme.Gjithçka ndodhi teksa në skenë u ngjit një grup performuesish,të cilët po interpretonin një koreografi kolektive të shfaqjes së titulluar "Don't Stop Believin".Në këtë moment, teksa performanca e tyre po shoqërohej me duartrokitje nga salla, skena u shemb dhe ajo që dëgjohet janë vetëm ulërimat e tyre.Një zëdhënës i spitalit Shën Vinsent tha se 13 studentë janë trajtuar, edhe pse prej tyre janë disi në gjendje më të rënduar."Ekipet e ndihmës së parë shkuan menjëherë në vendngjarje, edhe pse të pranishmit në sallë i ndihmuan menjëherë studentët e plagosur”, deklaroi Mark Keen, përgjegjës i shkollës në një konferencë për shtyp.Në websiten e shkollës ishte njoftuar se të enjten në mbrëmje do të shfaqej musical "American Pie" .Westfield Washington Schools njoftojnë se shfaqja do të vijojë në ditët në vijim, teksa autoritet po hetojnë incidentin.