Shkojnë për pushime në Nju Jork, 4 policë suedezë bëhen rastësisht heronj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2015, 09:48
4 policë suedezë që kishin shkuar për pushime në Nju Jork, janë shndërruar heronj pas një filmimi që ka bërë xhiron e botës në internet ndërsa ndërhyjnë gjatë një zënke në metro.Të katër policët – biondë dhe muskulozë të moshës 25 vjeçare – kishin ndërmend ta kalonin natën në Broadëay për të shfaqjen “Të mjerët”.Ndërsa ishin në vagonin e metrosë, dëgjuan një thirrje për ndihmë nga shoferi që kërkonte policët. Kur shkuan në vendngjarje gjetën 2 persona me ngjyrë duke u zënë.Ata i ndanë dhe i bllokuan menjëherë. Pasagjerët filmuan ngjarjen me smartphone-t e tyre.Shefi i policisë së Nju Jorkut, Bill Bratton, falenderoi 4 kolegët suedezë dhe nëpërmjet një statusi në twitter u shpreh se ndjehej krenar që i kishte njohur 4 djemtë.