Jo vetëm fat, ndërthurja e gishtave tuaj mund të lehtësojë përceptimin e dhimbjes

Ndonjëherë gjestet paragjykuese "shërbejnë" me të vërtetë për diçka.  Një hulumtim i kryer në bashkëpunim mes  Universitetit të Veronës dhe University College të Londrës ka treguar se gishtat mund të zvogëlojnë përceptimin e dhimbjes. Shkencëtarët shpjegojnë se mbivendosja e  gishtit të mesit e "ngatërron", ose e ç’orjenton trurin duke ndikuar në mënyrën e shfaqjes së stimujve të caktuar që sjellin një lehtësim të përceptimit të dhimbjes.Rezultatet e studimit u botuan në revistën Biology. Sipas studiuesve, kalimi i gishtave përcakton një lloji “iluzioni termik” i përcaktuar me ngrohje dhe ftohje njëkohësisht të pjesëve të ndryshme të gishtave.  Në bazën e proçesit që dërgon lehtësim të dhimbjes do të jetë bashkëveprimi i njëkohshëm i tre pjesëve të trurit.3 2 1