Ian Somerhalder dhe Nikki Reed kurorëzojnë martesën e tyre pas 9 muajsh lidhje
Ian Somerhalder dhe Nikki Reed janë zyrtarisht të martuar.Aktori i serialit The Vampire Diaries Ian Somerhalder dhe e fejuara e tij aktore e Twilight Nikki Reed kanë kurorëzuar martesën e tyre të dielën.Fotografitë e ceremonisë së tyre në muzg u shfaqen në Twitter.Nikki 26 vjeçe e cila më parë ishte e martuar me këngëtarin dhe kompozitorin Paul McDonald kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë, ndërsa 36 vjeçari Somerhalder kishte veshur këmishë dhe kostum të bardhë.Çifti i sapomartuar hodhën në rrjetin social shumë foto të përbashkëta të ditës së madhe, ku Nikki dukej me një buqetë të madhe në duar. Këto momente ata i ndanë së bashku edhe me të afërmit dhe miqtë e tyre të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.Ian gjithashtu ka postuar një foto së bashku me Nikki Reed ku shkruan: “Mëngjesi më i bukur ndonjëherë”. Ian tregoi se ai dhe Nikki kishin qenë duke punuar për këtë rast të veçantë, ndërsa, ylli i The Vampire Diaries Kat Graham pranoi se ata të dy ishin me të vërtetë shpirtra binjakë.