Babai i Kim Kardashian, Bruce Jenner : “Jam grua”
Bruce Jenner njëherë e një kohë mbahej si atletri më i madh ën botë, dhe më pas u bë një personazh televizioni në një nga familjet më të famshme në botë. Tani, ish atleti olimpik po zbulon një sekret që e bërë atë konfuz për dekada me radhë.“ Për të gjitha qëllimet dhe synimet që kam, jam një grua,” tha Jenner për gazetaren e ABC, Diane Sawyer, në një intervistë ekluzive.“Njerëzit më shikojnë ndryshe. Më shohin si një mashkull të vërtetë, por zemra, shpirti dhe çdo gjë që bëj në jetë është pjesa e imja. Ana femërore është pjesë e imja,” tha 65 vjeçari Jenner.Në intervistën dy orëshe, Jenner dha detaje për luftën që kishte brenda vetes përsa i përket gjinisë së tij, gjë për të cilën kishte luftuar që kur ishte fëmijë.“Mendoj se kam jetuar në një gënjeshtër gjatë gjithë kohës, dhe nuk mund të vazhdoj më të jetoj kështu,” tha babai i Kim Kardashian.“Truri im funksionon më shumë si femër se sa mashkull. Është e vështirë që njerëzit e tjerë ta kuptojnë këtë”.Për dekada me radhë, ish-gratë e Jenner e mbajtën sekret luftën e tij për identitetin gjinor në mënyrë që mos ta dinin shumë vetë. Jenner ka 6 fëmijë biologjikë, Burt, Cassandra, Brandon, Brody, Kendall dhe Kylie dhe 4 fëmijë nga martesa e dytë, Kim, Khloe, Kourtney dhe Rob Kardashian.“Familja më përkah shumë,” tha Bruce Jenner “dhe tani më shumë se kurrë jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje”.
