Miqësia mes vajzës dhe qenit, dy zemra që ndajnë të njëjtin problem fizik

“Ky është qenushi im, edhe është fiks si mua”. Historia e Sapphyre Johnson dhe qenushit të saj, pastorit gjerman Dan, e ka zanafillën pikërisht tek kjo fjali.Fjalë të thjeshta të shprehura nga vajza tre vjeçe, e privuar nga këmbët e saj ashtu si dhe qenushi 9-muajsh, të cilit i mungon pjesa e fundme e një këmbe. Historia e kurajos dhe dashurisë mes tyre, e treguar nga GreenVilleOnline, ka bërë xhiron e botës.Konja i bardhë ka lindur në Karolinën e Jugut, dhe pronarja e qenit, Karen Riddle, i pagëzoi emrin Tenente Dan, si personazhi i filmit Forrest Gamp.Sipas Karen, ky qen duhej të qëndronte me një person që ka nevojë për të, prandaj telefonoi në një spital ku mund të gjende një person të tillë, si një fëmijë me aftësi të kufizuar apo një veteran lufte.Kur prindërit e Sapphyre ja treguan të voglës këtë foto, ajo çuditërisht tha : “Ky është qenushi im, është njësoj si unë”.Tani qenushi është bërë pjesë e familjes së Sapphyre. vajza qeni vajas qeni