I lë 200 stërlina bakshish, fillon të qajë pasi zbulon motivin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2015, 11:08
Një kamariere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të madh dhe të papritur nga një klient.Përveç porosisë që kushtonte 9.53 stërlina, klienti bujar i la kamarieres edhe plot 200 stërlina të tjera.Motivi shkruhej pas faturës: “Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj. Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”.Kamarierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe tregoi emocionin e saj për marrjen e kësaj dhurate : “Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”.
