Ermal Mamaqi, mall për Dr. Florin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2015, 08:06
Gjashtë muaj pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Dr. Flori, miku i tij i ngushtë Ermal Mamaqi e ka kujtuar nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me shkrimin: “Na mungon…miku im…”Mamaqi ka postuar foton e bashkëshortes së të ndjerit së bashku me djalin e tij të vogël. Në foto bashkëshortja e Dr. Florit dhe djali i janë drejtuar portretit të tij, i cili qëndronte i varur në mur.Dr.Flori u nda nga jeta me 11 nëntor 2014 si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës.