Familja e Amy Winehouse e cilëson si ‘mashtrues’ dokumentarin “Amy”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2015, 09:33
Familja e Amy Winehouse ka folur kundra dokumentarit me emër “Amy” që pritet të dalë, bazuar në jetën e këngëtares.Një zëdhënës i familjes tha gjatë një deklarate se ata duan ta shkëpusin veten dhe të qëndrojnë larg këtij dokumentari.“Është film i mbushur me të pavërteta,” shkruhej në deklaratë.Babai i Amy Winehouse, Mitch Winehouse, gjithashtu kritikoi filmin ndërsa fliste gjatë një interviste për gazetën angleze, The Sun.“U ndjeva keq kur e pashë për herë të parë. Amy do të çmendej po ta shikonte. Kjo nuk është çka ajo do donte,” tha ai.Filmi me regjisor Asif Kapadia, pritet të bëjë debutimin në Festivalin e Filmit në Kanë në maj të këtij viti.