Të shtëna me armë në drejtim të Lil Wayne

Dy autobuzë turesh që mbanin yllin e rrepit, Lil Wayne dhe skuadrën e tij u sulmuan me armë në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara.Sipas mediave amerikane, asnjë nuk ka mbetur i plagosur nga të shtënat.Sipas gazetës së përditshme të Atlantas, të shtënat janë bërë nga persona të panjohur, rreth orës 3:30 të mëngjesit, pasi ylli i muzikës përfundoi performancën e tij në në një klub nate.Policia tha se autobuzët e turit të këngëtarit Lil Wayne dhe skuadrës së tij janë sulmuar disa herë.Dëshmitarët dhanë disa përshkrime të makinave që kishin sulmuar autobuzët, tha zëdhënësja e policisë Elizabeth Espy.