Sporti i “çmendur” në Rusi, skiatorët zhyten në pishinat e akullta
Kjo ndodh në Krasnojarsk të Rusisë dhe pikërisht në parkun dimëror të qytetit siberian.Quhet funpark dhe sportet që zhvillohen aty nuk janë shumë të zakonshëm, pasi siç e shihni skiatorët të veshur me kostume të ndryshëm hidhen në një pishinë me ujë të ftohtë dhe akull pasi zbresin dishezën e një kodre duke skiuar.Në konkursin e përvitshëm morën pjesë 111 skiatorë, përfshirë të apasionuarit e snowbord, të cilët garuan në temperatura nën zero të veshur me kostume të ndryshëm si zorro, supermen dhe personazhe të tjerë të famshëm të kinematografisë dhe kartonëve animatë.Shumica e garuesve nuk arritën të zhvillonin një garë të sukseshme, duke hasur vështirësi rrugës, por kjo nuk e ka frenuar aspak entuziazmin e tyre.“Ju duhet të viheni në vendin tim, është hera e parë që garoj, por është shumë zbavitëse”, thotë konkurrentja Yelena."Është thjesht një shfaqje e mrekullueshme, është shumë pozitive”, thotë Alexander, në këtë rast spektator."Po këkoja diçka të re për një kohë të gjatë dhe e gjeta, duke u hedhur në pishinë me ski”, shprehet Kirill Bauer, i cili mban një kitarë elektrike në dorë."Unë provoj kostume të ndryshme çdo vit. Këtë herë zgjodha Spider-Man, herën tjetër do të jetë diçka tjetër"thotë Ivan Bistrov, një tjetër garues.Këtë vit grupmoshat që morën pjesë në garë ishin nga 9 deri në 68 vjeç. Megjithatë vetëm shtatë prej tyre arritën të përfundojnë në pishinë.
