Kinezët preferojnë biçikletat tradicionale, rikthehen tek bambuja
Jo më shumë se një dekadë më parë, rrugët e Pekinit ishin të bllokuara nga trafiku i miliona biçikletave, kurse makinat shiheshin tek tuk nëpër rrugë. Sot ndodh e kundërta. Kryeqyteti i Pekinit është kthyer praktitkisht në një varrezë biçikletash të ndryshkura, kurse ato që janë ende në aktivitet duhet të luftojnë për pak hapësirë me mijëra biçikleta elektrike dhe gjithashtu me makinat që zënë hapësirat e tyre.Themeluar në 2013 dhe e quajtur biçikleta Bamboo, kjo është një punishte që po përpiqet të ripërtërijë interesin për biçikletat tradicionale të Pekinit nëpërmjet një sistemi më të qëndrueshëm të saj. Minifabrika është e vendosur në një nga rruigicat e vjetra të kryeqendrës kineze dhe u ofron të gjithë të interesuarve të ndërtojnë biçikletat e tyre, duke i përshtatur me bambu të papërpunuara.Produkti që pëftohet në këtë rast është jo vetëm më i përshtatshëm për mjedisin, por edhe shumë e lehtë dhe më e shpjetë se biçikletat e tjera.Steve Ngo, bashkë-koordinator në punishten e prodhimit të biçikletave Bamboo thotë se minifabrika ka tërhequr vëmendjen e njerëzve në mënyre graduale, duke shkuar gjithmonë në rritje."Njerëzit kanë idenë se një biçikletë bambu është më e qëndrueshme për mjedisin. E dyta është ndërtimi i saj, pra ata mund ta bëjnë me duart e tyre, diçka që heq të gjitha dyshimet mbi kualitetin. Dhe e treta është se ka një përqindje të qytetarëve që thjesht janë të apasionuar ndaj biçikletave, por veçanërisht pas idesë që kanë diçka që askush tjetër nuk ka ose të paktën nuk është në masë,” thotë ai.Të gjithë klientët mund të ndërtojnë biçikletën e tyre në vetëm dy ditë dhe me një çmim prej 2 mijë juan ose 322 dollarë .Gabriella Liu, 17 vjeç, studente dhe banore e Pekinit, ka shpenzuar disa ditë në një dyqan pune për të ndërtuar një biçikletë për prindërit e saj. Ajo thotë se nëna dhe babai i saj ende sot e kësaj ditë mendojnë se biçikletat janë një objekt luksi.“Të ngasësh biçikletën nuk është vetëm një mënyrë transporti, por është edhe kulturë, sepse prindërit e mi kanë lëvizur vetëm me biçikletë në rininë apo fëmijërinë e tyre. Dhe në atë kohë të kishe një biçikletë ishte po aq luksoze sa të kesh nja makinë tani,” thotë Gabriela.Kurse themeluesi i biçikletave bamboo David Uang u frymëua të hapë punishten pasi gjeti disa pjesë të ndryshkuara të biçikletave tradicionale kineze."Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është se ne duam të ndryshojmë përditshmërinë apo objektet që përdorim çdo ditë. Një ndër fushat për të cilat po bëhen kërkime sot është ideja se sa e rëndësishme është makina sot, duke i dhënë perdoruesit një tjetër status social dhe që kalon përmes pavarësisë fillimisht".“Por të rikthesh vlerën e një objekti i cili ka pasur ekpokën e tij të lulëzimit në kohën kur teknologjia ecën me ritme shumë të shpejta, është pak e vështirë. Për të marë një ok, apo shtrirje të idesë tënde, duhet kohë,” thotë ai.Uang shton se me kalimim e kohës numri i personave të interesuar për biçikletat tradicionale është rritur.