Djali me sindromën down që ‘fluturon’

Një baba nga Utah e Shteteve të Bashkuara shpreson që fotot e mrekullueshme të djalit të tij të vogël duke fluturuar mund të përçojnë një mesazh pozitiv rreth sindromës doënFotot e djalit të vogël që rri pezull në ajër po bëjnë xhiron e botos në internet, dhe babai i djalit, Alan Lawrence, tha se këto fotografi janë një mënyrë e mirë për t’i treguar botës se edhe fëmijët me sindromën Down, si djali i tij William, bëjnë një jetë magjike.Lawrence, tha se atij i vjen turp të pranojë se dikur mendonte se djali i tij do të ishte një barrë për shkak të paaftësisë së tij. Por më pas e kuptoi se e kishte gabim.“Ky projekt është një mënyrë e mirë për ne për të treguar se sa e ka bekuar djali familjen tonë,” tha Lawrence. “Ai nuk është një barrë, dhe nuk na ka kufizuar në asgjë. Ai ka hapur dyer në shumë gjëra dhe eksperienca të reja”.William që lindi në tetor të vitit 2013, është djali më i vogël nga 4 fëmijët e tjerë.“Që kur lindi i pëlqente të fluturonte. Ai harkon kurrizin e tij dhe hap duart. Na bën me të vërtetë për të qeshur,” tha Lawrence.Meqë fotot janë pëlqyer shumë Lawrence po mendon të prodhojë një seri kalendarësh. Familja gjithashtu lançoi fushatën “Kickstarter” të quajtur “Bringing light” (Të sjellim dritë) për të fituar para për të bërë udhëtime në mënyrë që të bëjnë foto në vende të ndryshme. Deri tani kanë fituar 2 mijë dollarë.Lawrence shpreson që historia e djalit të tij të inkurajojë prindërit që janë të shqetësuar për rritjen e një fëmije me sindromën down.