Arbana Osmani, në formë dhe e tonifikuar pas lindjes së djalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2015, 08:01
Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar pak kohë pasi është bërë nënë ka publikuar foto në rrjetet sociale ku duket se është mjaft në formë.Pavarësisht se prej pak kohësh ka sjellë në jetë djalin e saj Joni, trupi i saj është i tonifikuar.Në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar një fotografi ku shihet e veshur me fustan veror dhe me sandale të larta, ku bie në sy trupi elegant dhe këmbët e tonifikuara.
