Amerikani i bën lëvdata shqiptarit në faqen “Humans of New York”

Një ndër faqet me më shumë ndjekës në rrejtin social Facebook, është “Humans of New York”.Aty postohen statuse të njerëzve të thjeshtë e  të zakonshëm në qytetin e Nju Jorkut, ku secili thotë diçka nga jeta e tij.Në postimin e radhës, një punëtor ndërtimi rrugës nuk flet për veten por për mikun, i cili sipas tij ka qenë një shtysë e madhe për të.Kjo është ajo që tekstualisht amerikani thotë: “ Kam punuar me këtë njeri për 16 vjet, dhe më ka mësuar shumë për jetën. Ai erdhi këtu nga Shqipëria dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Përgjatë 30 viteve të fundit të jetës së tij ai ka bërë dy punë në mënyrë që fëmijët e tij të marrin edukimin më të mirë të mundshëm. Nuk ka asgjë në botë që ai nuk do ta bënte për familjen. U desh që të takoja atë që t’i jepja forca vetes për të vazhduar përpara”.