Fituesja e maratonës që humbi çmimin sepse nuk mori fare pjesë në të

Garueses që kaloi finishin e para në Maratonën e fundit në Saint Louis, iu hoq çmimi i parë sepse zyrtarët ishin të vendosur se ajo nuk kishte marrë pjesë farë në garë.Kendall Schler besohet të ketë bërë një përpjekje për të mashtruar zyrtarët e garës, duke i bërë ata të besojnë se ajo vrapoi gjatë gjithë maratonës.Zyrtarët thanë se Schler nuk kishte kaluar në checkpoint-in (pikë kontrolli në garë) e fundit, dhe një vëzhgim i bërë në maratonën e vitit të kaluar, ku Schler doli në vend të tretë, gjithashtu nuk zbuloi gjurmë të sajat gjatë asaj gare.“Është një situatë e vështirë për të gjithë, përfshirë edhe njerëzit që bëjnë një garë të ndershme dhe nuk marrin meritat e duhura,” tha Nancy Lieberman, presidente e maratonës “GO”Kur Schler mbaroi maratonën e vitit 2014, ajo u kualifikua për në Maratonën e Bostonit.Asaj iu komunikua se do të përjashtohej nga gara nëse nuk tregonte foto të vetes gjatë garës së vitit 2014.Ajo nuk solli foto, kështu që emri i saj u hoq nga lista për garat e radhës.