Olivia Wilde duke i dhënë gji fëmijës : Nuk pendohem për foton e bërë publike.

Kritikat nuk do ta shtyjnë Olivia Wilde të kërkojë falje për foton e saj të bërë publike nga revista Glamour duke i dhënë gji fëmijës.“Ai është një portret i  imi për revistën Glmaour, dhe unë jam një mama punëtore. Të bëhesh pjesë e një kopertine revistë, edhe kjo punë është. Dhe gjatë asaj dite djali im, Otis, ishte i uritur dhe kështu unë e ushqeva,” tha Olivia. “Mendova se nëse duhet të marrin një portret timin, atëherë edhe kjo është pjesë e imja”.“Me thënë të drejtën nuk e mendoja që njerëzit do të mërziteshin kaq shumë. U shokova kur disa njerëz e gjykonin këtë si një foto seksuale,” tha aktorja për Huffington Post.Por të gjithë këtë ngjarje Olivia e ka parë si diçka positive, me mendimin se nënat duhet të ndjehen mirë me trupin e tyre edhe pas lindjes.