Giorgio Armani: Nuk më pëlqejnë meshkujt me muskuj dhe operacionet plastike tek femrat

Nuk mund të jesh një nga stilistët më të mëdhenj që Italia ka prodhuar ka shkaktuar polemika gjatë karrierës tënde.Por komentet e fundit të Giorgio Armani padyshim që do të bëjnë të ngrihen disa vetulla.Stilisti 80 vjeçar, që ka stiluar veshje për njerëzit më të famshëm, ka disa kritika për format trupore në veçanti.Në një intervistë për The Sunday Times, stilisti i lindur në Milano foli për meshkujt që kujdesen shumë për veten si dhe femrat që bëjnë operacione për zmadhimin e gjoksit.Armani, që ka krijuar një pasuri prej 5 miliardë dollarësh përgjatë karrierës së tij 40 vjeçare, vuri theksin më shumë se sa te një pamje e bukur, në një pamje të shëndetshme.Ai tha : “Nuk më pëlqejnë meshkujt me muskuj. Nuk është nevoja për aq shumë palestër. Më pëlqen dikush që është i shëndetshëm, dikush solid që kujdeset për trupin dhe jo për muskujt.Vetë stilisti, që kurrë nuk i ka mohuar deklaratat se është gej, gjykon edhe mënyrën se si disa meshkuj vishen.“Një burrë duhet të jetë burrë para së gjithash, dhe se një homoseksual nuk është nevoja që të vishet në një formë tjetër”.Kritikat e tij nuk ishin të rezervuara vetëm për meshkujt. Armani e përshkroi si një idiotësi operacionin plastik “Një gjoks i vogël nuk ka pse të zmadhohet,” tha ai. “Përgëzoj femrat me bukuri natyrore, dhe sidomos ata që bëhen më të bukura me kalimin e kohës. Një femër duhet të jetë kurajoze tek sheh vitet që i kalojnë, dhe jo e dëshpëruar për t’u dukur më e re se mosha e saj”.