“Hakmarrje e gabuar”, shikoni si hidhet në erë oxhaku 120 m i lartë

Kur shpërthimet e komanduara nuk shkojnë si duhet ndodh edhe kështu. Oxhaku 120 metra i lartë që shikoni në foto, i përket një kompanie tekstile në Elsterberg të Gjermanisë.Ai u hodh në erë të shtunën me 50 kg eksploziv, pasi për shkak të vjetërimit kishte dalë jashtë funksioni. Për shembjen e tij ishte planifikuar gjithçka në detaje, që nga shpërthimi e deri tek regjistrimi dhe filmimi i shpërthimit.Një kamera ishte vendosur në afërsi të oxhakut, për të kapur momentin e parë të shpërthimit, dy dronë në ajër dhe një aparat fotografik rreth 200 metra larg tij.Shpërthimi ndodh, eksplozivi shpërthen, një pjesë e mirë e oxhakut sheshohet por pjesa tjetër e parashikuar për tu lëshuar në fushën e mbeturinave nuk bie aty. Oxhaku përmbyset në drejtim me gabuar, duke u lëshuar në lumë.Gjithçka duket fare qarte ne Videon e  publikuar në  gazetën gjermane “Bild” të dielën, por vetëm në orët e mbrëmjes ajo u hoq nga gazeta dhe Yotube. Tashmë zjarrëfikësve do tu duhen ditë të tëra për të larguar mbetjet nga lumi.