Jo vetëm Rama, edhe presidentët amerikanë "shkarravitin" gjatë takimeve
Si shumë njerëz që marrin pjesë në takime të gjata, edhe presidentët e Shteteve të Bashkuara kanë pasur tendencën të vizatojnë apo bëjnë shkarravina.Skicat e tyre nëpër fleta shënimesh apo dokumentesh i kanë shtyrë analistët të kërkojnë kuptimin e tyre.
Riçard Niksonit i pëlqente më shumë të vizatonte vija dhe forma gjeometrike. Duke parë vizatimet e tij, analistët mendojnë se ai ka qenë një njeri që preferonte t’i dëgjonte mendimet e të tjerëve dhe të gjitha perspektivat, biles dhe ato që e kundërshtonin.Nga ana tjetër, Herbert Huver me vizatimet e tij ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë i vëmendshëm në takimet e zhvilluara.Vizatimet e Uorrën Harding duken si të një 13-vjeçari të vogël.Teodor Rusvelt, vizatimet më të shumta i kishte në letrat që i dërgonte familjes së tij.Në dy vizatime që janë marrë nga presidenti aktual i SHBA-së Barak Obama, ai i ka bërë ato gjatë një mbledhje bamirësie ndërsa ishte senator dhe duket se ka dorë të mirë si karikaturist.Presidentit Ronald Regan i pëlqente të vizatonte njerëz të tjerë, ndërsa Eisenhower-it i pëlqente të vizantonte veten, dhe sidomos kur ishte me flokë.Një tendencë të tillë e ka edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vizaton shpesh nëpër takimet që zhvillon. Arsyen sepse vizaton gjatë takimeve ai e ka shpjeguar gjatë një samiti në Stokholm të Suedisë: “Vizatoj, sepse nuk përqëndrohem dot. Nëse nuk pikturoj nuk jam vetvetja”.Ndryshe nga presidentët amerikanë, kryeministri Edi Rama është piktor.[caption id="attachment_496856" align="alignnone" width="640"]
Nje nga vizatimet e fundit te Rames ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar[/caption]