SHBA, mësuesja shpërndan letrat zemërthyese të fëmijëve të klasës së tretë
Kyle Schwartz jep mësim në klasën e tretë të shkollës fillore Doull në Denver.Edhe pse ajo thotë se është kënaqësi të kujdesesh për ata fëmijë, shumë prej këtyre fëmijëve kanë probleme në shtëpitë e tyre.“92% e studentëve tanë kualifikohen falas dhe konsumojnë drekë të reduktuar,” tha Schwartz për ABC News.“Si mësuese e re, unë kam luftuar për të kuptuar jetët e nxënësve të mi dhe si të gjej mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata. Ndjeja sikur kishte diçka për të cilën nuk isha në dijeni rreth këtyre fëmijëve”.Për të rritur besimin mes saj dhe nxënësve, Schwartz planifikoi një leksion me titull “Sikur mësuesja ta dinte…”.Dhe fëmijët shkruan në letër një sekret që do donin ta ndanin me mësuesen e tyre.“U thashë nxënësve t’i linin letrat anonime nëse dëshironin, por vura re që jo vetëm shënuan emrat e tyre por u pëlqente t’i ndanin letrat me nxënësit e tjerë të klasës”.Disa prej letrave ishin zemërthyese.“Të ndërtosh një komunitet në klasë është qëllimi kryesor i një leksioni. Kur një nga nxënëset tha se nuk kishte asnjë shok apo shoqe për të lozur, të gjithë të tjërët u treguan të gatshëm të qëndronin me të”.Mësuesja Schwartz thotë se ajo gjithashtu shpreson që leksioni të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënies së fortë mes nxënësve dhe familjeve të tyre për të jetuar një jetë sa më të gëzueshme.Ja disa nga letrat e fëmijëve : “Do doja që mësuesja ta dinte që unë nuk kam asnjë shoqe”.“Do doja që mësuesja ta dinte sa shumë më mungon babai im sepse ai u nis për në Meksikë kur unë isha 3 vjeç dhe nuk e kam parë atë prej 6 vitesh”.“Do doja që mësuesja ta dinte që në shtëpi nuk kam lapsa për të bërë detyrat”. “Do doja që mësuesja ta dinte që blloku im i leximit nuk firmoset sepse mamaja ime nuk shpenzon shumë kohë me mua”. “Do doja që mësuesja ta dinte që një ditë dua të shkoj në Kolegj”.