Shkodër, ndërron jetë At Kostandini, i fundit i etërve françeskan
Ka mbyllur sytë në moshën 98-vjeçare, At’Konstantin Pistulli, i fundmi i brezit të etërve Françeskan të Shqipërisë të cilët për 50 vite me radhë provuan mbi kurrizin e tyre persekucionin komunist dhe përkundër shtypjes dhe vuajtjeve i qëndruan besnik fesë dhe atdheut.At Aurel Gjerkaj Ministër Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë shprehet se at Konstatini ka qenë frymëzuesi i dashurisë ndaj fesë dhe atdheut.At’ Konstantin Pistulli ka shërbyer si meshtar në zonat e thella malore, por problemet shëndetësore bënë që në vitin 2005 ai të tërhiqej nga jeta aktive kushtuar Kishës për 74 vite radhazi.Deri në vitin 1958 ai ka qënë Ministër Provincial i Franceskanevë. At Konstatin Pistulli lindi në Shkodër në tetor të vitit 1916 dhe në vitin 1941 u shugurua meshtar.Nga regjimi komunist qe detyruar të punojë në koperativa dhe në punë të rënda.Në kuvendin e Gjuhadolit kaloi vitet e fundit të jetës së tij, i sherbyem përzemërsisht prej fretenve e të afërmve të tij.Ceremonitë mortore do vazhdojnë deri në ditën e hënë, ku edhe do bëhet mesha e varrimit nga nunci Apostolik Ramiro Molinar Ingles.At Konstatin Pistulli do varroset në Kishën e Arrës së Madhe përkrah At Zef Pllumit.