Fier, parku arkeologjik i Bylisit drejt shkatërrimit

Parku arkeologjik i Bylisit po shkon drejt shkatërrimit.Anës murit rrethues, i cili i përket periudhës helenistike duken qartë shenjat të zjarrit edhe pse të ndezësh zjarr në park është kategorikisht e ndaluar.Drejtuesi i parkut arkeologjik të Bylisit, Nexhmi Sulaj, shprehet se hyrja për në park është falas, pasi biletat kanë mbaruar prej një jave.Bylisi është një nga qytetet antike më të rëndësishëm të vendit, i themeluar në mesin e shek. IV p.e.s.I vendosur në pllajën e një kodre pranë fshatit të sotëm Hekal që në shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me teatër, stadium, depozitë uji, gjimnaz, etj.Bylisi kishte punishtet e veta të poçarisë, ndërtimit, skulpturës, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes së monedhave të veta.