Karzai dënon sulmin e NATO-s

Presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar një sulm me helikopter të NATO-s, gjatë të cilit u vranë dy fëmijë, pasi u morën gabimisht për kryengritës talibanë.Djemtë po ruanin bagëtinë dhe po mblidhnin dru në kohën kur u vranë në një sulm në jug të provincës Uruzgan.Misioni i NATO-s, ISAF tha se merr “përgjegjësinë e plotë”  për tragjedinë, e cila i vjen në mes zemërimit në rritje në mesin e afganëve mbi numrin e vdekjeve të civilëve të shkaktuara nga trupat ndërkombëtare.Australia, që ka 1100 forcat në Uruzgan, ka kërkuar gjithashtu falje për incidentin.Zyrtarët ushtarakë, megjithatë, thonë se nuk është e qartë nëse përgjegjës për sulmin ishin ushtarët australianë apo ata amerikanë.