Kriza në Itali, Napolitano: Partitë të tregohen të përgjegjshme

Kriza për të formuar një qeveri të qëndrueshme në Itali vazhdon, e ndërsa ka detyruar edhe presidentin italian Xhorxho Napolitano tu bëj thirrje forcave politike në vend se duhet të tregohen të përgjegjshme për të ruajtur interesin e përgjithshëm dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.Pas kthimit nga Gjermnia, Napolitano ka komentuar dhe analizat në shtyp për paralizën politike që ka kapur vendin duke thënë se ishte një kornizë gati e dëshpëruar.Presidenti italian ka theksuar se duhet të evitohet në çdo mënyrë përsëritja e zgjedhjeve, duke thënë se as ai dhe as një pasardhës i mundshëm i tij nuk do të donte ta përjetonte një gjë të tillë.Sipas analistëve ajo që u kuptua më qartë nga fjala e presidentit italian ishte se qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër.Ndërkohë nga ana tjetër komediani i lëvizjes 5 Yjet që ka në dorë fatin e formimit te qeverisë ka kërkuar nga Bersani  dhe  Berlusconi që të propozojnë një ndryshim të menjëhershëm të ligjit elektoral, heqjen e rimbursimeve të kostove të fushatës elektorale dhe kufizim në mandatin e deputetëve për vetëm dy legjislatura.Sipas Grillos nëse bëhen këto ndryshime , atëhere  lëvizja 5 Yyjet do të mbështeste një qeveri me bazë të gjerë.