Hugo Chaves në kimioterapi

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është duke kryer kimioterapi në një spital në Caracas pas operacionit të kancerit në Kubë, tha thënë zëvendës-presidenti.Të Premten në mbrëmje vonë, Nicolas Maduro, ka folur pas një meshe që mbajti  në nder të presidentit, në një spital ushtarak ku ai është shtruar për trajtim, javën e kaluar.Maduro bënë të ditur se të pranishëm në këtë meshë ishin një nga vajzat e Hugo Chavez, Maria Gabriela, dhe zyrtarë të lartë."Trajtimet që Komandanti Chavez po merrë  janë të vështira, por ai është më i fortë se ato" tha zëvendës-presidenti gazetarëve.Të Enjten, në mediat në venezuele ai tha se Chavez është duke luftuar për jetën e tij.Lideri venezuelian, ri-zgjedhur në Tetor të vitit të kaluar, u kthye në Caracas muajin e kaluar, por deri më tani janë dëgjuar shumë pak rreth gjendjes së tij.Pak para se ai të kthehej në shtëpi, u publikuan fotot e tij, i qeshur në shtrat, me vajzat  e tij pranë.Nicolas Maduro, venezueliani zëvendës-president, ka zgjedhur të flasë për gjendjen e Chavezit, pasi lideri i opozitës Henrique Capriles e akuzoi atë se ka  gënjyer vazhdimisht rreth "gjendjes reale" të presidentit.Spekulimet rreth gjëndjes shëndetsore të presidentit janë rritur, pasi disa studentë janë  lidhur së bashku me zinxhirë në një rrugë në kryeqytet, duke këmbëngulur që qeveria të "tregoj të vërtetën".