"Eurostat": Papunësia në BE në nivel rekord

Papunësia në Eurozonë vijon të rritet pa asnjë ndryshim.Gjatë muajit Janar, Eurozona ka përjetuar një rritje të re e cila konsiderohet si norma më e lartë e papunësisë, që prej fillimit të përdorimit të monedhës së Euro-s 15 vite më parë dhe shfaq një rritje prej 0,1% në krahasim me muajin paraardhës."Eurostat", agjencia e stastikave, vlerësoi se në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët, norma e papunësisë ka arritur vlerën rekord të 11,9% të forcës aktive të papunësisë.Përsëri, niveli më i lartë i papunësisë regjistrohet në Greqi, me 27% të forcës aktive dhe 56% të të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç, ndërsa vendi me papunësinë më të ulët është Austria, me 4,9%.Gjithashtu vendet të tjera problematike mbeten dy shtetet e Gadishullit Iberik, Spanja dhe Portugalia, ku shfaqen nivele prej 26,2% dhe 17,6% të forcës aktive për punë.Përsa i përket të gjithë bllokut të Bashkimit Europian, papunësia është në nivelin 10,8%.Sipas analistëve, papunësia e lartë dhe shifrat e ulëta të inflacionit i cili u zvogëlua në 2%, në muajin Janar, mund të ndikojë që Banka Qëndrore Europiane të reduktojë normën bazë të interesit, i cili aktualisht është në 0,75% ,në takimin e saj të ardhshëm, në mënyrë që të ndikojë në rritjen e likuiditeteve në treg.