Në kërkim të një Pape, zgjedhja para Pashkëve
Benediktin XVI la zyrën e Papës me shpejtësi ndërsa tani Kisha Katolike duhet të nxitojë për të gjetur zëvendësimin e tij para Pashkëve. Dorëheqja e Benedict-it është një përjashtim i rrallë. Njeriu i fundit e la kreun e Kishës Katolike 600 vjet më parë. Të tjerët nuk u larguan deri në vdekje.Situata kërkon disa devijime nga rregullat dhe duke pasur ende Papën, kjo duket të jetë një ndihmesë. Ai ka ndryshuar paksa politikën 500-vjeçare të zgjedhjes së Papës, në mënyrë që vendin e tij ta zë sa më shpejt një pasardhës. Sipas zëdhënësit të Vatikanit, atit Federico Lombardi, kardinalët mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe para 15 Marsit. Kjo do t'i jepte Papës së ri pak më shumë se një javë kohë për t'u përgatitur për meshën para Pashkëve, që fillon më 24 mars.Ndërsa Benedikti nuk do të përfshihet direkt në përzgjedhjen e pasuesit të tij, ndikimi i tij pa dyshim se do të ndihet. Ai emëroi 67 nga 117 kardinalët që do ta marrin vendimin. Ka disa metoda për të zgjedhur një Papë të ri, por si një rregull, kardinalët zgjedhin një nga kolegët përmes votimit në letër.Kur një papë vdes, mblidhen të gjithë kardinalët me të drejtë vote ata që janë nën moshën 80 vjeçare. Takimi i kardinalëve, apo siç quhet kuvendi i fshehtë, fillon me një meshë speciale mëngjesi në Kapelën Sistine. Votimi fillon pasdite. Fletëvotimet nxirren jashtë, dhe kardinalët shkruajnë emrin e kandidatit, palosin ato dhe atëherë një nga një, sipas moshës, i drejtohen një altari dhe në mënyre ceremoniale i vendosin votat e tyre në një kupë.Votimi është i fshehtë, por votat numërohen haptas. Një kardinali i duhen një plus dy të tretat e votave për t'u ngjitur në krye të papatit. Nëse nuk ka fitues, vota përsëritet deri në tri herë në ditën e parë. Pas çdo votimi, fletëvotimet hidhen në oxhakun e zjarrit. Nëse askush nuk ka fituar, një materie kimike shtohet për të nxjerrë tym të zi.Kjo bën që njerëzit të presin në sheshin e Shën Pjetrit për të ditur nëse është zgjedhur ose jo Papa i ri. Nëse ka një fitues, nuk shtohet asnjë materie kimike dhe tymi mbetet i bardhë, duke i thënë botës se kuvendi i fshehtë ka rënë dakord për një Papë të ri.