Itali, kriza dhe koalicionet
Italia prej kohësh nuk ka qënë në qendër të vëmendjes për zhvillime pozitive. Zgjedhjet e fundit e kanë komplikuar edhe më shumë gjendjen, që sipas analistëve kjo mund t'i influencojë për keq edhe zhvillimet në Evropë. Nga Roma për koaliconet që do të formojnë qeverinë e re ende nuk lajme të mira, e ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të hapen me humbje.Pierluixhi Bersani, kreu u qendrës së majtë refuzon në mënyrë definitive mundësinë e bashkëqeverisjes me Silvio Berluskonin."Asnjë bashkeqeverisje, mundësitë për tu treguar i përgjegjeshëm i ka patur. Dua të sqaroj se ideja e nje qeverisje me Berluskonin nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë" ka thënë sekretari i partisë për "La Republika".Tashmë loja do të vazhdojë përmes 8 pikëve të prezantuara në Parlament, ku PD do të kërkojë besimin e të gjitha partive..Ndërsa Beppe Grillo, lideri i Lëvizjes 5 Yjet, supriza e këtyre zgjedhjeve që mendohet se mund të zgjidhte ngërçin politik të krijuar rrefuzon të bashkëpunojë. Ai ka refuzuar bashkëqeverisjen me Bersanin po ashtu me Berluskonin, duke i akuzuar si fajtorë për gjendjen aktuale të Italisë.