Bepe Grillo në "Focus"

Gatishmërinë e tij për të mbështetur qeverinë e qendrës së djathtë apo të qendrës së majtë në rast se vendi kryen ndryshime të thella, shprehu kreu i lëvizjes "Pesë yje" Bepe Grillo, në revistën gjermane "Fokus" .Sipas komedianit Grillo, tre pikat kryesore që ai të mbështesi dy partitë e jera janë propozimi i dy palëve Bersani dhe Berluskoni për ndryshim të menjëhershëm të ligjit zgjedhor, të kufizohet mandati parlamentar në dhjetë vite dhe të  eliminohet financimi i partive politike nga shteti. Nëse këto ndodhin  ne do të jemi të përgatitur të mbështesim menjëherë një qeveri të tillë" tha Grillo.Megjithatë menjëherë pas kësaj, ai shtoi se " nuk mendon se do të shkojnë kurrë në këto ndryshime, pasi ata gënjejnë, vetëm për të përfituar dhe pak kohë."Bepe Grillo, gjithashtu shprehu mendimin e tij se sistemi ekonomik italian është në prag të greminës dhe se "për gjashtë muaj qeveria nuk do të jetë në gjendje të paguajë pagat dhe pensionet, ndërsa  shteti Italian do të shkatërohet."Italia duhet të rinegociojë me Europën për borxhin e saj, pasi theksoi ai, "nëse ne vazhdojmë të paguajnë, çdo vit, qind miliard Euro vetëm interesa, do të vdesim."Grillo përfundoi suke thënë se "nëse situata nuk ndryshon, Italia do të duhet të largohet nga Euro dhe ti kthehet lirës", ndërsa  në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve ai tha se është i kënaqur, pasi "nëse Lëvizja Pesë Yje siguronte menjëherë një shumicë absolute, do të ishim në një pozitë disi të vështirë për të përballuar gjithë këto çështje që e rëndojnë shtetin.Ndërkohë pak faqe më tej në të njëjtën revistë, Ministri i Ekonomisë, Philipp Resler, i kërkon Italisë të ndjekin rrugën të cilën nisi kryeministri Mario Monti."Italia ka një përgjegjësi të madhe pasi ajo është një nga fuqitë e mëdha të ekonomisë së Evropës. Unë kam besim se të gjithë politikanëve italianë që do të arrijnë të kuptojnë  rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ", tha Resler.