Valë e re sulmesh me bomba në Irak, 8 të vrarë
Të paktën 8 persona janë vrarë nga shpërthimi i nje seri bombash gjatë ditës së sotme në rajone të ndryshme të Irakut.Dy makina me bomba shpërthyen në një treg në Diaëaniyah, rreth 200 kilometra në jug të Bagdadit, duke vrarë gjashtë vetë dhe plagosur të paktën 60 të tjerë.Dy bomba ka kanë shpërtheyer në rrugët e një fshati në afërsi të Dujail-it, në veri të Bagdadit, duke vrarë një person, ndërsa një ushtar vdiq nga një bombë në një makinë në qytetin verior të Mosulit.Askush deri më tani nuk e ka marr përgjegjësinë për këto sulme, por kryengritësit suni myslimanë kanë rritur dhunën që nga fillimi i vitit në një përpjekje të dukshme për të minuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët.Shpërthimet e së premtes, erdhën një ditë pas disa sulmeve me bomba në disa zona të Bagdadit dhe të shtënave në veri të Irakut, ku u vranë 26 veta dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë.