Kerri takohet me zyrtarë dhe opozitën në Egjipt

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, u takua me zyrtarë të qeverisë egjiptiane dhe disa politikanë të opozitës dje gjatë vizitës së tij të parë në Kajro si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara. Vizita e tij në Egjipt bëhet gjatë trazirave politike para zgjedhjeve kontradiktore parlamentare të caktuara të fillojnë në muajin prill.Sekretari Kerri tha në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, se ndodhej në Kajro për të mbështetur popullin egjiptian dhe jo për të mbajtur anën e ndokujt në spektrin politik të vendit.“Jam përpjekur ta bëj të qartë dhe po e bëj veçanërisht të qartë tani në emër të Presidentit Obama dhe të popullit amerikan se ne kemi ardhur këtu si miq të popullit egjiptian, jo për një qeveri apo për një person, për një parti apo ideologji, por për popullin egjiptian”.Vizita e Kerrit si sekretari i ri amerikan i Shtetit u kritikua nga disa udhëheqës të opozitës egjiptiane, shumë prej të cilëve e akuzojnë Uashingtonin se po mban anën e Vllazërisë Myslimane që qeveris vendin.Mohamed ElBaradei, i cili drejton Frontin e Shpëtimit Kombëtar të opozitës, refuzoi të takohet me sekretarin Kerri, po ashtu edhe dy udhëheqës të tjerë të lartë, Hamdin Sebahi dhe Said al Badaui. Figura të tjera të opozitës, përfshirë Amr Musa dhe Aiman Nur, u takuan me zotin Kerri.Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin egjiptianët “në zgjedhjen e rrugës që do të ndjekin”. Ai tha se kriza ekonomike e vendit kërkon që egjiptianët të bashkëpunojnë me njeri tjetrin."Ne besojmë se në këtë moment të një sfide serioze ekonomike është e rëndësishme që populli egjiptian të jetë i bashkuar për zgjedhjet ekonomike dhe të konvergjojë për të bërë këto zgjedhje”.Media arabe citoi agjencinë turke të lajmeve Anadolu, e cila njoftoi se sekretari Kerri po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje mes rivalëve politikë të Egjiptit për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar. Udhëheqësit e opozitës kërkojnë që Presidenti Morsi të formojë një qeveri të tillë, si kusht për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e prillit.Kryetari i komisionit zgjedhor të Egjiptit u tha gazetarëve të shtunën se zyra e tij po punon për të përgatitur listat e gjykatësve dhe punonjësve qeveritarë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ai tha se një afat tetë ditor do të fillojë të shtunën e ardhëshme për regjistrimin e kandidatëve.Sekretari Kerri dhe ministri i Jashtëm i Egjiptit Mohamed Kamel Amr thanë se diskutuan edhe çështje rajonal,e duke përfshirë konfliktin në Siri dhe atë izraelito-palestinez. Zoti Kerri vuri në dukje se pati disa takime me Kryeministin e Egjiptit Hisham Kandil dhe do të bisedojë sot me Presidentin Mohamed Morsi.