Afrika e Jugut, dhunuan 27-vjeçarin, largohen nga puna policët
Policia e Afrikës së Jugut ka marrë masa ndaj policëve që torturuan një shofer taksie nga Mozambiku, duke e tërhequr zvarrë për qindra metra që i shkaktoi vdekjen 27 vjeçarit.Incidenti i transmetuar në TV shtetëror detyroi komisionerin e policisë Riah Phiyega të largojë nga puna policët, e ndërsa falënderoi njerëzit për zbulimin e kësaj sjelljeje të pashpirt dhe e papranueshme, siç e cilësoi ai.Phiyega tha se tetë oficerë të përfshirë në këtë skandal ishin pezulluar nga puna, gjithashtu dhe komandanti i komisariatit.Ishte një kalimtar ai që filmoi ngjarjen e ndodhur në rrugët e Johanesburgut. Kalimtari dërgoi imazhet tek disa televizione kombëtare, të cilat transmetuan pamjet ne edicionet e lajmeve. Grupet e të drejtave të njeriut kanë protestuar prej kohësh për shfaqjet e brutalitetit policor në Afrikën e Jugut.Sipas raportimeve të shtypin vendas, faji i vetëm i viktimës 27-vjeçare ishte parkimi i gabuar në një rrugë dytësore në Johanseburg.Të irrituar nga sjellja e tij policët e prangosën pas furgonit, i cili nisi të lëvizte me shpejtësi, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.