Pasojat nga shkurtimet në SHBA
Me shkurtimet buxhetore nw SHBA disa agjenci federale tashmë kanë vendosur të pezullojnë hapjen e vendeve të reja të punës. Në Administratën Federale të Aviacionit, deri në 40 mijë punëtorë do të përballen me shkurtime të orarit të punës.I njëjti fat i pret edhe punonjësit e doganave, agjentët e sigurisë kufitare, inspektorët e mishit dhe mësimdhënësit. Disa prej familjeve nw nevojw dhe të papunët do të humbasin asistencën sociale.Sipas disa vlerësimeve shkurtimet mund të heqin më shumë se gjysmë për qind nga prodhimi i brendshëm. Kjo është e mjaftueshme për Fondin Monetar Ndërkombëtar që të rishikojë vlerësimet e mëparshme për rritjen e ekonomisë amerikane.Analistët thonë se shkurtimet e shpenzimeve mund të shkaktojnë vonesa në transportin e mallrave dhe mund të ulin kërkesat amerikane për mallrat e importuara.Shkurtimet automatike ndodhin ndërkohë që ekonomia po tregonte shenja të përparimit.Pavarësisht pengesave, Presidenti Barak Obama tha se negociatat me Kongresin do të vazhdojnë.Sipas tij mungesa e një marrëveshjeje për të ashtuqujturin "sekuestrim" ishte fillimi i një procesi që do të "shkaktojë dhimbje" në komunitetet anembanë Shtetet e Bashkuara.Obama ua ka hedhur fajin për shkurtimet papajtueshmërisë së republikanëve. Këta të fundit këmbëngulin se ai është përgjegjës për problemet fiskale.