Mali, vritet zyrtari i lartë i Al Kaedës

Një nga militantët,zyrtarë i lartë i Al-Kaedës, është vrarë në veri të Malit, bëri të ditur presidenti i Çadit, Idriss Deby.Presidenti Çadian tha se forcat ushtarake të vendit, vranë Abdelhamid Abou Zeid, gjatë përleshjeve në rajonin e largët. Abou Zeid ka qenë komandanti i dytë i Al-Kaedws në grupin islamik Maghreb, që po lufton kundër forcave të huaja në Mali.Militanti me kombësi algjeriane , akuzohet për vrasjen e dy pengjeve perëndimorë, britanikut Edwin Dyer, në vitin 2009 dhe francezin Michel Germaneau në vitin 2010.Nëse konfirmohet vdekja e tij, menjëherë do të ngrihet pikëpyetja mbi gjendjen e disa prej pengjeve francezë, që deri më tani dyshohej se kanë qenë peng i Abou Zeid.Ndërkohë televizioni algjerian, “Ennahar TV”, ka raportuar më herët se Abou Zeid ishte mes 40 militantëve të vrarë në zonën pranë kufirit me Algjerinë."Forcat e Çadit kanë vrarë dy liderë xhihadistë, përfshi Abou Zeid", tha presidenti Deby, ditën e Premte, duke mos dhënë detaje të hollësishme. Deby foli pas funeralëve të ushtarëve të Çadit, të vrarë në këto luftime.Mediat algjeriane kanë raportuar se forca të sigurisë kanë marrë kopjet e ADN-së së dy të afërmve të Abou Zeid, për të krahasuar atë të trupit të vrarë, që besohet të jetë i tiji.Çadi është një nga vendet afrikane, që kanë ndihmuar operacionet franceze që në Janar kur Franca dërgoi 3500 trupa në veri të Malit. Pasi rimorën në kontroll disa prej qyteteve kryesore të rajonit, trupat ushtarake të Çadit dhe Francës po luftojnë ndaj forcave islamike në zonat malore të Adrar dhe Ifoghas, në veri të Kidalit, ku militantët janë rigrupuar gjatë javëve të fundit.