Kushtetuesja rrëzon Byronë e Hetimit: S'pajtohet me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese shpalli sot të papajtueshëm me Kushtetutën ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Ankimimi u dërgua në gjykate tetorin e vitit te shkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike i cili vlerësonte se kjo strukture merrte shërbimin ekskluziv të Prokurorisë.Në njoftimin për shtyp të 17 prillit 2015, të Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga 1/5 e deputetëve të PD si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës vendosi : - Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI "Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit" si edhe rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.Byroja Kombetare te Hetimit kaloi ne Parlament si pjese e ligjit për "Policinë e Shtetit".Ishte parashikuar te ngrihej si pjesë e Ministrisë së Brendshme me detyrën për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit.Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.Më 9 tetor 2014, Partia Demokratike dorëzoi padinë për të shpallur antikushtetuese Byronë e Hetimit.

Një vendim i tillë vjen pak ditë pasi u deklarua se FBI do të angazhohej në gritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 ererer