"Vrit, vrit".. 5 vjeçarja kurde me mitraloz thotë kam vrarë 400 militantë të IS/ VIDEO
Pas videove të publikuara nga shteti islamik , në të cilat shfaqen fëmijë që ekzekutojnë pengjet e tyre, apo siç i thonë ata të pefetë, tashmë duket se kjo mënyrë propagande është përqafuar edhe nga pala tjetër.Kurdët kanë publikuar një video në të cilën shfaqet një vajzë, jo më shumë se 5 apo 6 vjec, e cila qëllon me mitraloz, duke bërtitur vriti..vriti..Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve të një të rrituri, vajza e vogël thotë se ka vrarë 400 militantë të shtetit islamik. E titulluar një vajzë e peshmergave duke qëlluar, video është publkuar nga "Daily Mail.Ypg janë inicialet e forcave peshmerga kurde, të cilat luftojnë ekstremistët islamikë në veri të vendit. Peshmergat gjithashtu luftuan për katër muaj me radhë me xhihaditët islamikë në qytetin sirian të Kobanit, duke e mbyllur betejën me fitoren e tyre.Siç shihet edhe nga imazhet, arma të cilën vajza përdor është shumë më e madhe se ajo, teksa pas saj duket se shtrihet një shkretëtirë.Një burrë, të cilit i dëgjohet vetëm zëri, e pyet se kë po qëllon. Vajza përgjigjet pas një pauze të shkurtër "Ai Daesh", fjalë e cila në gjuhën arabe përdoret për të treguar përçmimin për dikë.Më pas burri e pyet se sa xhihadistë ka vrarë dhe ajo i përgjet 400, duke e treguar me gishtat e dorës.