Dyqani i parë NENETE në Ballkan, firma e njohur italiane tashmë në Tiranë
Firma e famshme e rrobave italiane Cotton ka zgjedhur ambjentet e European Trade Center, për të hapur dyqanin e parë ne Ballkan, NENETE. Duke filluar nga Tirana kjo firmë synon hapjen e një serie dyqanesh edhe në vende të tjera të Ballkanit.Nje qendër funksionale 16 kate e ndodhur në zemër të Tiranës, tashmë me të parin dyqan në Ballkan, Nenette sjell për konsumatorin shqiptar koleksionin shumëngjyrësh pranverë - verë.Administratorja: “NENETE është pjesë e kompanisë Cotton. Në bashkëpunim me Edil-Al kanë sjellë një dyqan plot me lule me ngjyra. Është sezoni i ri pranverë-verë. Është sezon i kompletuar me të gjitha stilet si për zonjat edhe për zonjushat”.NENETE do të sjellë për konsumatorin shqiptar linjën më të mirë të veshjeve italiane pjesë e Fashion Week Milano, më prestigjiozja e modës italiane.