Lufta kundër terrorizmit, Tahiri: Ballkani të jetë pjesë e takimeve me BE-në
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndodhet në Budva ku po merr pjesë në Konferencën rajonale, për luftën kundër terrorizmit.Në takimin dy ditor janë të pranishëm ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë nga gjithë rajoni.Gjatë takimit, Tahiri tha se aktet terroriste janë një kërcënim jo vetëm për sigurinë e vendeve të Ballkanit por një kërcënim ende më i madh për vlerat në të cilat ne të gjithë besojmë.Ai tha se rajoni duhet të bashkojë forcat për të bërë gjithçka është e mundur për qytetarët."Bashkëpunimi mes nesh është kyç. Ne duhet të shkëmbejmë informacion dhe të bashkojmë forcat për të luftuar krimin e organizuar, për të hetuar pasuritë e pajustifikuara dhe më kryesorja, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm," tha Tahiri duke nënvizuar se "Kriminelet janë më të shpejtë se ne. Bashkëpunojnë më shpejt se ne. Nuk njohin kufij dhe as burokraci. Ndaj më parë duhet të luftojmë burokracinë dhe pengesat për bashkëpunimin efëktiv mes nesh."Sipas tij është momenti që në takimet periodike të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE-së, të marrin pjesë ministrat e Ballkanit pasi siguria është një sfidë që duhet të përballojnë jo vetëm BE-ja por e gjithë Europa./Oranews.tv/