Eurodeputetët dhe Rama në Vlorë: Reforma në drejtësi prioritet
Perspektiva europiane e vendit ishte në fokus të një takimi të mbajtur në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës: "Europa, qëllimi është rruga ".Të pranishëm në këtë takim të hapur përballë studenteve të Univesitetit të Vlorës ishte Kyeministri Edi Rama, eurodeputetët Knut Fleckenstein - Joe Weidenholzer –Eurodeputetët nënvizuar vijimin e reformave, dhe faktin se shteti i së drejtës dhe sistemi i pavarur drejtësie janë gur themeli në rrugën drejt hyrjes në BE.Knut Fleckenstein: “Statusi i një vendi kandidat për anëtarësim në BE është edhe detyrim, detyrim për ti shndërruar reformat në të suksesshme. Eshtë e rëndësishme që reformat të zbatohen me sukses, 5 prej 12 përparësive të vendosura asaj kohe janë në proces e sipër. Është e vështirë që këto reforma të trajtohen apo zgjidhen vetëm me një nisëm. Si raportues i PE për Shqipërinë, raporti im do të votohet seancën tjetër në javën që vjen. Raporti bazohet në këto 5 prioritet që unë përmenda. Përparësi që KE dhe Qeveria i ka konsideruar si thelbësore për hapjen tjetër të procesit. Shqipëria është në rrugën e një reforme të rëndësishme në administratën publike. Reforma në drejtësi do të jetë po njësoj me rëndësi, do rris nivelin e besimit të publikut në këtë sistem. Për të luftuar korrupsionin e rëndësishme të luftohet në të gjitha nivelet dhe fushat, ashtu siç e ka treguar tani qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka treguar kapacitet për të kryer operacione të mëdha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këto 5 përparësi gur themeli në rrugën drejt hyrjes në BE. Shteti i së drejtës dhe sistem i pavarur drejtësie elemente kryesore. Partitë duhet të ofrojnë alternativa për qytetarët. Dialog politik i këtij lloji shumë më i rëndësishëm, se nuk do drejtojë qeveria e vetme anëtarësimin në BE. Procesi i anëtarësimit i përket gjithë vendit. Ne ju duam ju në BE, PE e ka deklaruar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë. Unë e di që kjo ditë do të vij." Nga ana e tij kryeministri nënvizoi se pespektiva e Shqipërisë është BE-ja"Ne e kemi perspektivën për të qenë pjesë e Europës.Ne kemi detyrën që të mësojmë çdo ditë nga përvojat e shkëlqyera të vendeve ish-komuniste për të modernizuar vendin tonë.Ne si shqiptar jemi të bekuar pasi e shohim të ardhmen me optimizem. Sot ne e shohim horizontin nga pozicioni i vendit si kandidat per ne BE” tha Rama /Oranews.tv/